Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zeqiri: Po pres me padurim të nisë sezoni!

Për herë të fundit ka zbritur në fushë në një ndeshje të Kategorisë Superiore më 28 janar të këtij vitin, në humbjen 1-0 të Flamurtarit në fushën e Skënderbeut. Pas më shumë se pesë muajsh u aktivizua në radhët e Kukësit në përballjen e dyfishtë me Sherifin e Tiraspolit, që fatkeqësisht nuk u mbyll me kualifikimin e kampionëve të Shqipërisë në raundin e tretë të Championsit. Hair Zeqirit i hanë këmbët për të qenë sërish protagonist me me ekipin verilindor, që e nis sezonin e ri përballë Tiranës në Superkupën e Shqipërisë.

“Ka qenë muaji janar kur kam luajtur për herë të fundit në kampionat. Më pas jam aktivizuar me Kukësin në Champions kundër Sherifit të Tiraspolit. Të them të drejtën po pres me padurim të luaj sërish. Ndeshja e parë është Superkupa dhe shpresoj ta  nisim me trofe.”

Tre sezone më parë, mesfushori vlonjat u aktivizua në 33 ndeshje të Superiores me Kukësin, pa mundur të  ngrejë lart trofeun e kampionit. Diferencat me atë skuadër më shumë se në cilësi Zeqiri i sheh te statusi i grupit aktual, si më i miri i futbollit shqiptar.

“Edhe atëherë kemi qenë një grup shumë cilësor, sikurse sot. Diferenca është vetëm te statusi i ekipit. Sot jemi kampionë të Shqipërisë.”

Kukësi do të tentojë ta mbrojë titullin kampion me një tjetër trajner në stol, serbin Mlladen Milinkovic, të cilin e Ziqiri e vlerëson mbi të gjitha për profesionalizmin e tij.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Featured

Shqipëria vazhdon të “shijojë” të tjera suksese në botën e sportit, ndërsa së fundmi flamurin “kuqezi” e ka nderuar Zelimkhan Abkarov. Abkarov fitoi një...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....