Rinovim te Juventusi. Klubi bardhezi ka zgjatur bashkëpunimin me Carlo Pinsoglion, portierin e tretë të skuadrës.
33-vjeçari, zgjedhja e tretë për kuadratin pas Szczesny dhe Perin, ka firmosur deri në vitin 2025 me klubin e zemrës.
“Në një kohë kur të qenit lojtar i Juventusit merr një vlerë edhe më të madhe, vjen lajmi për rinovimin e atyre që kanë qenë gjithmonë juventinë.
Lexo edhe:
- Bayern kthehet nga City, kërkon sulmuesin kampion bote
- PSG mendon seriozisht për Hernandez, nisin kontaktet e para
- Mesfushori i Wolves refuzon Arsenal-in, pret vetëm ofertën e Barcelonës
- Dikur titullarë, sot të padëshiruar, Marseille nxjerr në merkato dy lojtarë
Fjala është për Carlo Pinsoglio, i cili ka rinovuar kontratën me Juventusin dhe do të qëndrojë i lidhur me ngjyrat tona edhe për dy vite, deri në vitin 2025.
Pinso ka mishëruar gjithmonë shpirtin e Juventusit. Sa mirë që mund të vazhdojmë të bazohemi në energjinë, inkurajimin dhe buzëqeshjen e tij”, lexohet në komunikatën e Juventusit.
Gjatë këtij sezoni, “gardiani” italian numëron zero minuta aktivizim në të gjithë kompeticionet me skuadrën e Max Allegrit.
