Premier League

Zero modesti, Salah: Unë më i miri, mos më krahasoni me asnjë tjetër

Mohammed Salah është prej vitesh një nga sulmuesit më të mirë në planet. Ylli egjiptian po zhvillon një sezon fantastik me Liverpoolin.

Pasi fitoi Kupën e Ligës, Salah me shokë duan të triumfojnë edhe në Premier League, Champions League dhe FA Cup.

29-vjeçari kryeson renditjen e golashënuesve në Premier League me 22 gola, teksa në prononcimin e fundit për beIN Sports ka lënë mënjanë modestinë

Nëse më krahasoni me ndonjë lojtar që luan në pozicionin tim, jo ​​vetëm në ekipin tim, por në të gjithë botën, do të kuptoni se unë jam më i miri.

Në pozicionin tim ka shumë lojtarë të fortë, por besoj se atë që kam bërë unë në vitet e fundit nuk e ka bërë askush tjetër”, theksoi Salah.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency