Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zero pikë në tri ndeshje, kambana alarmi te Kukësi

Kukësi është skuadra me rendimentin më të dobët në tre javët e para të Superiores. Verilindorët kanë pësuar 3 humbje, duke pësuar 9 gola e kanë shënuar vetëm 2. Një paraqitje shumë larg pritshmërive , që ka ngritur kambanat e alarmit te Kukësi, që këtë edicion do e ketë shumë të vështirë misionin mbijetesë.

Skuadra ka ndryshuar trajnerin dhe me Stavri Nicën ekipi tregoi një frymë ndryshe në përballjen me Dinamo City-n, por që sërish nuk mjaftoi. Ekipi verilindor ka ndryshuar formacion në të tria këto ndeshje dhe nuk po gjen dot stabilitet.

Lexoni edhe:

Sfida e radhës do të jetë ndaj Tiranës kryesuese dhe për Kukësin është një moment shumë delikat, për shkak se i duhen pikë me çdo kusht. Ndeshjet në shtëpi janë shpresa e Kukësi, që kërkon që të reflektojë që këtë javë, ndonëse përballë do të ketë bardheblutë e pathyeshëm në këtë edicion.

Lajme të tjera

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Kombëtare

Shtatori kuqezi sjell një rekord të ri për Shqipërinë edhë në renditjen botërore të FIFA-s. Falë barazimit në Pragë me Çekinë dhe fitores ekzaltuese...

Gjermani

Julian Nagelsmann ka folur për herë të parë si trajner i kombëtares së Gjermanisë. Në një prononcim për mediet, ish-tekniku i Bayern Munich u...