Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zero tolerancë për kartonët e kuq, pezullohen Lewandowski dhe Pique

Kartoni i kuq i marrë në sfidën e fundit do ti kushtoj rëndë Robert Lewandowskit. Sulmusit 34 vjeçar është dënuar me tri ndeshje pezullim për shkak të ofendimit të gjyqtarit në sfidën përball Osasunës.

Sulmuesi polak do të humbasë sfidat kundër Espanyol, Atletico Madrid dhe Getafe. Lewa nuk është i vetmi që është penalizuar, pasi edhe Gerard Pique është dënuar me katër ndeshje. Megjithatë ky vendim nuk vlen, pasi qendërmbrojtësi është tërhequr nga futbolli.

Komiteti i garave në Federatën Spanjolle të Futbollit ka vendosur ta dënojë Lewandowskin një ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë, dhe dy të tjera për ofendimet kundër arbitrit të ndeshjes. Barcelona nuk e ka pranuar vendimin, dhe drejtuesit e klubit kanë nisur menjëherë prova filmike për të vërtetuar se Lewandowski thjesht ka shprehur pakënaqësi për marrjen e kartonit të dytë të verdhë.

Por kjo nuk është marrë aspak në considerate nga komiteti i garave në federatën spanjolle të futbollit. Megjithatë sipas mediave spanjolle,  Barcelona do të apelojë sërish vendimin, me shpresë për të ulur dënimin e Lewandowskit, i cili do të humbasë dhe super sfidën përball Atletico Madrid.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...