Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zëvendësuesi i Busquets, mesfushori: Kush tha se dua të largohem nga Real?!

Në fundin e këtij sezoni, Sergio Busquets do të mbyllë ciklin e lavdishëm me Barcelonën teksa mesfushori lajmëroi lamtumirën ndërsa është në pritje të ofertave për të vijuar ditët e fundit të karrierës së tij me shumë mundësi jashtë Europës. Tashmë, te Barça kanë nisur të mendojnë për zëvendësuesin e spanjollit dhe mes alternativave është edhe lojtari i Real Sociedad, Martin Zubimendi.

24-vjeçari është maturuar së tepërmi dhe këtë sezon është lojtari me më shumë minuta të luajtura në radhët e baskëve, ndaj jo më kot ka përfunduar në shënjestrën e katalanasve. Megjithatë, pavarësisht se bëhet fjalë për blaugranët, vetë Zubimendi thekson se nuk preferon të largohet nga Real Sociedad.

Lexo edhe:

“Nuk e kam shprehur kurrë dëshirën për t’u larguar nga Sociedad, as nuk e kam në plan diçka të tillë. E kam thënë shpeshherë, por mesa duket askush nuk më dëgjon. Këtë sezon po e shijoj shumë, jam i lumtur tek kjo skuadër. Klubi më vlerëson dhe dua të vazhdoj e të përmbush objektivat personal dhe të skuadrës. Për mua është i vetmi mendim në këto çaste”, u shpreh Zubimendi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Featured

Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara...