Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zëvendësuesi i Dembele, dhimbje koke për Xavin

Ousmane Dembele do të largohet nga Barcelona, duke i hapur jo pak punë trajnerit Xavi. I cili nuk e ka fshehur se mbeti i zhgënjyer nga francezi. Një futbollist të cilin e vlerësonte shumë.

Gjithsesi, 26-vjeçari vendosi të vazhdonte karrierën te PSG, që pagoi klauzolën prej 50 mln eurosh. Tekniku i Barcelonës tani duhet të mendojë për zëvendësuesin e Dembele, një mision tepër i komplikuar.

Lexo edhe:

Me problemet e bilanceve financiare, por dhe mungesën e opsioneve, Xavi do të kërkojë zgjidhje me organikën që ka. Edhe pse nuk do të jetë e lehtë për të mbyllur gropën që do të lërë largimi i sulmuesit të djathtë.

Alternativat brenda familjes katalanase janë Raphinha, Ferran Torres, Ansu Fati apo Abde Ezzalzouli. Njëri prej tyre pritet që të pozicionohet në krahun e djathtë të sulmit. Edhe pse ish-mesfushori do të preferonte një “dhuratë” nga merkatoja.

Por çdo ditë që kalon e bën të vështirë afrimin e një lojtari me cilësi dhe kosto të ulët. Ndaj Xavi synon që të arrijë me lojtarët që ka nën urdhrat e tij, ta bëjë sa më pak të dukshme mungesën e francezit.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...