Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zgjaten pushimet e Lewandowskit, refuzohet apelimi i Barcelonës

Robert Lewandowski e mbylli vitin 2022 me Barcelona me një karton të kuq në transfertën ndaj Osasunës (1-2). Sulmuesi polak protestoi dhe ofendoi arbitrin kryesor, veprime për të cilat u pezullua me tri ndeshje.

Barcelona ka apeluar vendimin, por Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka lënë në fuqi dënimin e Komitetit të garave në Federatën Spanjolle të Futbollit.

Golashënuesi më i mirë në La Liga (13), do të zgjasë pushimet e tij, pasi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Xavi për derbin ndaj Espanyolit dhe dy duelet me Atletico Madrid dhe Getafen.

Lewandowski do të rikthehet për transfertën ndaj Getafes, përballje që është programuar të zhvillohet në 29 janar. Barcelona kryeson kampionatin me dy pikë më shumë se Reali i Madridit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...