Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

“Zgjedh Olimpiadën para Wimbledon”, Alcaraz: Mos më krahasoni!

Carlos Alcaraz festoi titullin e tretë Grand Slam para disa ditëve teksa triumfoi në Roland Garros. Por, spanjolli nuk ka kohë për të humbur dhe tashmë ka nisur stërvitjen për Wimbledon, aty ku luan me statusin e kampionit në fuqi. Megjithatë, vetë 21-vjeçari thekson së fundmi se më shumë se titulli i dytë në Wimbledon, e tërheq ideja për të festuar një medalje të artë në Lojërat Olimpike.

“Kë dua më shumë Lojrat Olimpike apo Wimbledon? Është pak e komplikuar. Megjithatë, Lojrat Olimpike janë një event special sepse zhvillohen një herë në katër vite, për më tepër aty nuk luan për vetëm për veten, por përfaqëson vendin tënd. Prandaj për këtë vit do të zgjidhja Olimpiadën”.

Lexo edhe:

Ndër të tjera, Alcaraz foli edhe për krahasimet me legjenda si Nadal, Federer e Djokovic teksa tenisti nga Murcia tashmë është shndërruar në lojtarin më të ri që fiton tre turne në tre sipërfaqje të ndryshme.

“Nuk mund të bëjmë krahasime nëpërmjet videove dhe të zbulojmë se kush nga ne është më i miri në moshën 21-vjeçare. Nëse ndaloj në këtë moment atëherë nuk do të kishte rëndësi se çfarë kam arritur në këtë moshë.

Duhet të eci përpara dhe të mbërrij aty ku kanë mbërritur Nadal, Federer e Djokovic. Ata kanë punuar shumë dhe ia kanë dalë që të përmirësohen vazhdimisht duke mbërritur deri në moshën 37 apo 38-vjeçare”, u shpreh Alcaraz.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...