Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Zgjedhja misterioze për të luajtur në Serie B, Fabregas zbulon arsyet

Cesc Fabregas surprizoi jo pak me zgjedhjen e tij këtë verë për t’u transferuar në Serie B, tek skuadra e Como-s. Mesfushori spanjoll që përfundoi aventurën te Monaco, kishte mundësinë për të luajtur në një skuadër më kompetitive të Europës, apo edhe për të “emigruar” në Amerikë ashtu siç bëjnë kolegët e tij në perëndim të karrierës.

Por, 35-vjeçari zgjodhi Comon e mesa duket jo vetëm për arsye sportive, por edhe për jetën jashtë fushe, sidomos atë që vjen pasi të “varë këpucët në gozhdë”. Në një intervistë për RAC 1, spanjolli zbulon edhe arsyet që fshihen pas transferimit që habiti jo pak gjatë merkatos verore.

“Përveç pjesës që klubi i Como-s ka një projekt të madh dhe serioz, më kanë ofruar edhe disa aksione në klub. Ndërkohë, do të më ndihmojnë edhe për t’u bërë një trajner në të ardhmen. Pastaj, le të themi që në transferimin te skuadra e Como-s ndikoi edhe qyteti, Como është një qytet i mrekullueshëm”, u shpreh Fabregas.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...