Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zgjidhet e ardhmja, Qaqi firmos me Kukësin

Harrallamb Qaqi është një lojtar i Kukësit. Mbrojtësi dhe klubi verilindor kanë arritur marëveshjen e cila ishte në ajër prej kohësh. Burime për Supersport bëjnë të ditur se 25-vjeçari ka mbyllur kështu çdo dilemë mbi të ardhmen e tij, teksa më parë në adresë të tij kishte edhe një ofertë konkrete nga kampionati qipriot. Mesa duket interesimi i klubeve të tjera nga kampionati por edhe jashtë tij ka bindur drejtuesit e klubit të Kukësit të lëvizin dhe të mbyllin marëveshjen me lojtarin, duke arritur pikat e përbashkëta në kërkesën dhe ofertën. Në këtë mënyrë nënkampionët kanë siguruar shërbimet e një futbollisti që ka fituar eksperiencë të madhe në dy vitet e qëndrimit tek Laçi, por sigurisht me perspektivë për të ardhmen. Klubi ende nuk e ka bërë zyrtare afrimin e Qaqit në faqen zyrtare, për të dhënë detajet e mëtejshme të kontratës. Në dy sezonet e qëndrimit të tij tek Laçi, Qaqi ka qënë një nga pikat e referimit në mbrojtje teksa ka mundur të shënojë 3 gola në këtë periudhë. Gjithashtu Qaqi ka qënë pjesë e kombëtareve të moshave, teksa me Kukësin shpreson të hedhë një tjetër hap përpara në karrierë, duke qënë se pretendimet e verilindorëve janë për të ecur sa më lart në Europë si dhe për të rikthyer titullin kampion në Zeqir Ymeri.

 

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...