Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zgjidhet stadiumi i finales së Kupës së Greqisë, “Elbasan Arena” plani B

Finalja e Kupës së Greqisë do të luhet në stadiumin “Panthessaliko”, pa praninë e tifozëve. Shumë u përfol për zhvillimin e duelit mes AEK-ut dhe PAOK-ut në “Air Albania”.

FSHF ktheu përgjigje pozitive, por me kushtin që finalja të zhvillohej në datat 18 ose 19 maj. Pasi në stadiumin kombëtar është planifikuar më 25 maj të mbahet koncerti i këngëtarit grek, Nikos Vertis.

Lexo edhe:

Grekët insistuan të mos ndryshohej data. Në skenë dolën edhe opsionet Serbi dhe Rumani, përveç Polonisë dhe Qipros, por në fund triumfoi stadiumi i Volosit.

Me anë të një komunikate zyrtare, Federata Greke e Futbollit (EPO) theksoi se AEK-PAOK do të zhvillohet në stadiumin olimpik të Volosit, në datën 24 maj (20:30).

Nëse për ndonjë arsye objektive dhe të paparashikueshme nuk është e mundur të zhvillohet ndeshja në datën dhe orën e mësipërme, Komiteti Ekzekutiv thekson se autorizon kreun e futbollit grek, Panagiotis Baltako, të caktojë zhvillimin e ndeshjes finale në “Elbasan Arena”, Shqipëri, në datën 24 maj ose në një datë tjetër të disponueshme.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...