Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zgjodhi Meksikën përpara Milanit, ish-sulmuesi i Francës: Pse nuk u transferova në Itali

Florian Thauvin bisedoi gjatë me drejtuesit e Milanit verën e kaluar, por sulmuesi i djathtë francez, të cilit i përfundoi kontrata me Marseille, në fund zgjodhi të vazhdonte karrierën në Meksikë.

29-vjeçari firmosi deri në vitin 2026 me Tigres UANL, ndërkohë që në prononcimin e dhënë për L’Equipe tregoi se pse nuk u transferua në Serie A te kuqezinjtë e Stefano Piolit.

Drejtuesit e Tigres e dinin që isha në fund të kontratës me Marseille dhe më kontaktuan përmes Gignac. Nuk kisha marrë ende asnjë vendim, edhe pse kisha kryer disa bisedime me Milanin.

Negociatat po zgjasnin, te Milani morën kohë në dispozicion, kështu që Gignac më tregoi se presidenti i Tigres e kishte ndarë mendjen për të firmosur me mua.

Në fund të fundit, mendoj se po prisja pikërisht për një përvojë të tillë”, deklaroi Thauvin, autori i pesë golave dhe tre asisteve me shatë herë kampionët e futbollit meksikan.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...