Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Zgjodhi Shqipërinë në vend të Zvicrës, Adrian Bajrami: Unë jam shqiptar, ndjek modelin e Gjimshitit

Mbrojtësi i bashkuar për herë të parë me kombëtaren shqiptare, Adrian Bajrami është shprehur se zgjodhi të ishte pjesë e ekipit “kuqezi” dhe jo e përfaqësueses së Zvicrës, sepse ai është shqiptar.

Duke folur në konferencën për mediet përpara ndeshjes miqësore me Spanjën, që do të luhet më 26 mars në orën 19:45 në “RCDE” të Barcelonës, Bajrami theksoi që shpreson që të ketë mundësi të debutojë sa më shpejt me ekipin “kuqezi”

Më tej, ai shtoi se kalimi te Benfica e ka rritur shumë si lojtarë këto katër vite, ndërsa në fund u bëri ftesë të gjithë tifozëve që t’i mbështesin në stadium, pasi do japin maksimumin.

Si ndihesh që more ftesën nga Kombëtarja?Jam shumë shumë i lumtur të jem pjesë e Kombëtares. Shpresoj të ambientohem sa më shpejt dhe të arrijmë te ndeshja.”

Interesimi i Zvicrës dhe ftesa e U-20, pse zgjodhe Shqipërinë? “Unë jam shqiptar. Jam lindur dhe rritur në Zvicër kam kaluar shumë vite me futbollin në Zvicër, pastaj kalova te Benfica, por unë ndihem shqiptar.”

Cilin nga mbrojtësit e Kombëtares e sheh si model? “Berat Gjimshiti dhe Kumbulla, të gjithë janë shumë të mirë.”

Si ishte dita e parë me Kombëtaren? “Dita e parë ishte shumë e mirë për mua,mendova se do ishte më e vështirë por nuk ishte,por ka lojtarë si Lenjani dhe Gjimshiti që më afruan shumë dhe shpresoj të ndihem dhe më mirë.

Debutimi me Kombëtaren kur do jetë?Shpresoj, unë jam gati, jam në formë. Kam luajtur gjithmonë me Benficën jam kapiteni i ekipit tim, jam gati.”

Si është të jesh pjesë e Benficës, a do e marrësh një vend te ekipi i parë? “Është kënaqësi e madhe të luash për një klub si Benfica, kam mësuar shumë aty, jam rritur si person, si futbollist me kalimin e kohës do shohim çfarë do ndodhi.”

A mund të kesh një kalim në Itali?Mund të jetë, por për momentin jam fokusuar te Benfica dhe te karriera ime aty, do shohim çfarë do ndodhi.”

Mesazh për tifozët:Shpresojmë që do vini dhe të na mbështetni sepse do të japim maksimumin për Shqipërinë.”

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...