Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zgjodhi Unitedin prej Mourinhos, braziliani “harrohet” në stol

I pyetur pse preferoi t’i bashkohej Manchester United, në vend të mundësisë për të luajtur me Manchester City, braziliani Fred iu përgjigj muaj më parë se u influencua nga shansi për të punuar me trajnerin Mourinho. Por tani mesfushori brazilian ka nisur të vërë në dyshim zgjedhjen më të rëndësishme të karrierës, pasi “ngroh stolin” në ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

I blerë me bujë 52 milionë paund në merkaton e kësaj vere, Fred u bë shpenzimi i pestë më i shtrenjtë në historinë e “Djajve të Kuq”, por në “Old Traford” duket si një pjesë këmbimi dhe jo ajo që pritej nga tifozët dhe stafi, një element i shtuar në formacion. Ndaj Chelsea, City dhe ndaj Juventus dy herë në Champions, Fred nuk e ka prekur madje as fushën.

Mesfushori brazilian ka luajtur 3 ndeshje që prej muajit Gusht dhe përveç logjikës për t’u përshtatur me Premier League, minutat e tij në fushë janë vërtet pak, dhe në një konsiderim shqetësues. Admiruesit e futbollistit latin nxjerrin gjithsesi në pah statistikat.

Pasimet e tij në 7 paraqitje totale në premier ligën angleze kanë saktësinë në nivel 87.5%, por ata që shpresonin se Fred do të ishte përgjigja e United ndaj mesfushorit brazilian Fernandinjo te City, janë zhgënjyer deri tani.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...