Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zgjohet Gareth Bale, dygolësh dhe asist në fitoren e thellë ndaj Burnley-t

Gareth Bale shkëlqen në momentin kur kritikat ndaj tij kishin arritur kulmin. Futbollisti uellsian, në pronësi të Real Madridit hapi dhe mbylli serinë e golave në fitoren e thellë 4-0 të Tottenhamit ndaj Burnley-t në Londër. Sigurisht që suksesi ishte detyrim për skuadrën e Mourinhos edhe për faktin që kishte përballë një kundërshtar të dobët, që pozicionohet në pjesën e poshtme të renditjes dhe lufton për mbijetesë.

Bale e realizoi golin që zhbllokoi takimin që në minutën e 2-të, i shërbyer nga Son Heung-min, ndërsa pa u mbyllur çerek ore lojë asistoi Harry Kane për rezultatin 2-0. Në minutën e 31-të Lucas Moura shënoi golin e 3-0, ndërsa në pjesën e dytë, pikërisht në të 55-tën, sërish i shërbyer nga Son Hung-min, uellsiani e tundi për herë të dytë rrjetën, për rezultatin përfundimtar 4-0. Më këtë dygolësh Bale shkon në kuotën e tri finalizimeve në Premier Legue, ndërsa në total, më të gjitha kompeticionet ka realizuar 8 herë.

Tottenhami mbetet skuadra e dytë me produktive në ligat më të forta në Europë (Bayerni 102) me plot 95 gola në të gjitha garat që kur nisi sezoni.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...