Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Zgjohet” Vllaznia, prezanton dy afrimet e para për Superioren

Më në fund Vllaznia ka nisur punën për të plotësuar skuadrën për sezonin e ri, ku është rikthyer në Kategorinë Superiore dhe do të kërkojë që të mos rrezikojë sërish rënien.

Kështu mbrëmjen e sotme janë prezantuar edhe dy futbollistët e parë që u janë bashkuar shkodranëve, mesfushori Herald Marku dhe mbrojtësi Dajan Shehi.

Të dy këta futbollistë ishin pjesë e Kastriotit në sezonin që sapo u mbyll dhe spikatën me paraqitjet e tyre, ndërsa prej ditës së sotme do të veshin fanellën kuqeblu.

Marku dhe Shehi u prezantuan nga administratori i Vllaznisë, Suad Lici, ndërsa në ditët në vijim pritet që shkodranët të afrojnë edhe emra të tjerë për të përforcuar skuadrën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...