Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zguro ndjek ëndrrën amerikane, zbulohet destinacioni i ri i ish-kapitenit te Skënderbeut

Vangjel Zguro mbylli aventurën 1.5 vjeçare me Skënderbeun. Kapiteni u largua pas rënies së ekipit korçar në Kategorinë e Parë, dështim të cilin e përjetoi shumë keq.

Kështu do ju mbaj mend, të bashkuar. Jeni një ndër grupet më të mira që kam parë. Keqardhje që gjërat erdhën kështu, ju u bëtë pjesë e jetës sime, ju dua pafund vëllezërit e mi.

Jam i sigurt që të gjithë pa përjashtim keni një karrierë të gjatë para, kjo duhet t’iu bëjë më të fortë. Po shkruaj dhe po qaj. Ju dua cuna. Forca Skënderbeu. Faleminderit për çdo gjë. Gjithmonë mirënjohës”, shkroi Zguro në rrjetet sociale krahas fotos me ish-shokët e skuadrës.

Anësori i majtë nga Pogradeci do të vazhdojë karrierën në futbollin amerikan, aty ku më parë ka provuar të veshë fanellat e Tusla dhe Red Wolves.

Supersport mëson se 29-vjeçari është shumë afër firmës me Detroit, ekip që garon në ligën e dytë të futbollit amerikan.

Bisedimet mes palëve po shkojnë mirë dhe së shpejti pritet akordi final dhe zyrtarizimi i rikthimit të Zguros në SHBA.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...