Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zhang flet për çështjen Icardi dhe bën një premtim për tifozerinë zikaltër

Prej disa ditësh çështja Icardi dhe vendimi i drejtuesve të Interit për t’i hequr atij shiritin e kapitenit, është shndërruar në një temë dite në futbollin italian dhe jo vetëm.

Është folur jo pak se për sulmuesin argjentinas ka qenë Juventusi që është interesuar verën e kaluar dhe për më tepër, e ka në konsideratë për këtë sezon.

Por sot për herë të parë për çështjen, foli edhe presidenti i klubit zikaltër, Steven Zhang, i cili theksoi se Interi nuk do të shesë kurrë Icardin te Juventusi.

“Nuk do të shesim kurrë Icardin te Juventusi. Besoj se Mauro do të mbetet te ne dhe do të rritet bashkë me skuadrën. Synimi ynë është që të ndihmojmë të rritet Interi, por edhe futbolli italian e ai botëror, ndaj jemi të interesuar që të mbajmë futbollistët tanë më të mirë. Shumë shpejt do të ketë edhe një ofertë rinovimi për Mauro Icardin”, deklaroi Zhang.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...