Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Zhang letër për tifozët e Inter-it: Sjellja e “Oaktree” është zhgënjyese, klubi është në rrezik

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare dhe në të njëjtën kohë po përpiqet të qetësojë të gjithë për të ardhmen e “zikaltërve”.

Në publikimin e faqes zyrtare të Inter-it theksohet se “Oaktree” rezultoi një zhgënjim, ndërsa shtohet se rrezikohet stabiliteti i klubit.

“Ndërsa i afrohemi fundit të këtij sezoni fantastik, dua t’u përgjigjem spekulimeve për stabilitetin financiar të klubit tone. Në momentin që u afruam me afatin e skandimit të lehtësimit financiar me “Oaktree”, ne kemi bërë çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje miqësore me partnerin tonë, duke përfshirë ofrimin e opsioneve të shumta për ‘Oaktree’ për të marrë një kthim të plotë dhe të menjëhershëm financiar. Fatkeqësisht, përpjekjet tona deri më tani janë acaruar nga kërcënimet ligjore dhe mungesa e një përfshirjeje të konsiderueshme.

Lexo edhe:

Nga ana e ‘Oaktree’ e gjithë kjo ka qenë shumë zhgënjyese, por kjo sjellje tani po krijon një situatë të rrezikshme për klubin, që  mund të rrezikojë seriozisht stabilitetin e tij, duke siguruar qindra miliona tifozë në mbarë botën se ne do të bëjmë gjithçka që mundemi të mbrojmë ngjyrat tona, vlerat tona themeluese dhe stabilitetin tonë Ne jemi të përkushtuar të punojmë drejt një zgjidhjeje paqësore me ‘Oaktree’ dhe të vazhdojmë historinë tonë të suksesit për Inter-in tonë të dashur”-thuhet në reagimin e Inter-it.

LETRA E PLOTË E ZHANG

E dashur Familje “Zikaltër”. Këtë vit, së bashku, ne kemi arritur një moment historic, legjendar në 116 vjet histori. Ne tani me krenari mbajmë dy yje në gjoks, simbolin e gjithë angazhimit të grave dhe burrave të Inter-it. Ndërsa afrohemi në fund të këtij sezoni fantastik, unë dua t’u përgjigjem spekulimeve për stabilitetin financiar të klubit tonë. Vitet 2020 dhe 2021 kanë qenë të paharrueshme për brezin tonë, pasi pandemia globale ka ndryshuar thellësisht shumë aspekte tona, pasi kemi investuar tashmë mbi një miliardë në klub, hapëm linjën e kredisë me Oaktree, me synimin për të vazhduar projektin fitues që nisëm në vitin 2016. Që atëherë, unë dhe menaxhmenti im jemi të përkushtuar për të zhvilluar suksese në fushë, në të njëjtën kohë duke ruajtur disiplinën rigoroze financiare.

Puna jonë e palodhur ka dhënë fryte. Në tetë vitet nën drejtimin tonë, së bashku me stafin, lojtarët dhe trajnerët tanë, ne kemi fituar shtatë trofe, dy finale evropiane dhe dy herë kemi arritur në krye të kampionatit të Serie A. Ylli i dytë legjendar është një testament për rritjen dhe suksesin tonë. Sigurisht, të gjithë partnerët tanë, përfshirë “Oaktree”, kanë përfituar nga arritje të tilla të pabesueshme brenda dhe jashtë fushës.

Lexo edhe:

Në momentin që u afruam me afatin e skandimit të lehtësimit financiar me “Oaktree”, ne kemi bërë çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje miqësore me partnerin tonë, duke përfshirë ofrimin e mundësive të shumta që “Oaktree” të marrë një kthim financiar të plotë dhe të menjëhershëm. Fatkeqësisht, përpjekjet tona deri më tani janë përkeqësuar nga kërcënimet ligjore dhe mungesa e përfshirjes kuptimplotë nga “Oaktree”. E gjithë kjo ka qenë shumë frustruese dhe zhgënjyese, por kjo sjellje tani po krijon një situatë rreziku për klubin që mund të rrezikojë seriozisht stabilitetin e tij.

Në emër të Inter-it dhe si President, dua të siguroj qindra miliona tifozë në mbarë botën se ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur ngjyrat tona, vlerat tona themeluese dhe stabilitetin tonë. Ne jemi të përkushtuar të punojmë drejt një zgjidhjeje paqësore me “Oaktree” dhe të vazhdojmë historinë tonë të suksesit për Inter-in tonë të dashur. Forza Inter! Nënshkruar “Presidenti Steven Zhang”.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...