Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zhang merr vendimin e madh, plotëson dëshirën e Inzaghit dhe tifozëve të Interit

Milan Skriniar nuk shitet më. Është ky vendimi që ka marrë presidenti i Interit Steven Zhagn, i cili më në fund ka vendosur të kënaqë trajnerin Simone Inzaghi, duke mbajtur në Milano një nga elementët më të rëndësishëm të organikës.

Oferta e fundit e PSG-së ishte larg pretendimeve të zikaltërve, të cilët të ndikuar edhe nga fakti që tashmë kampionati ka filluar, kanë njoftuar francezët se nuk do të heqin dorë nga sllovaku për asnjë çmim.

Në të njëjtën kohë, Zhang ka autorizuar Marottën e Ausilion që të nisin negociatat me Skriniar për rinovimin e kontratës, duke qenë se ajo aktualja skadon pikërisht në verën e 2024-ës.

Natyrisht që nuk do të jetë e vështirë gjetja e marrëveshjes, pasi mbrojtësi nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për ngjyrat zikaltër, ndërsa drejtuesit e Interit janë gati ta shpërblejnë me një pagë prej “top player”-i, të përafërt me atë që në ekip e përfitojnë vetëm emra si Lautaro, Lukaku e Brozovic, pra rreth 6 milionë euro në sezon.

Në këtë mënyrë Inzaghi mund të bazohet sërish te titullarët e sezonit të kaluar në prapavijë, për të ngritur murin para portës dhe gjithashtu, është në pritje të një tjetër përforcimi, për të zëvendësuar Ranocchian e larguar këtë verë.

Lajme të tjera

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Champions League

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani ishte përzgedhur titullar nga trajneri Simone Inzaghi në ndeshjen e Champions League të Interit në transfertë ndaj...

Euro 2024

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës,...

Champions League

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe...