Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Zhang në ekstazë: Kjo Kupë do mbetet në histori, fitojmë edhe titullin

Interi triumfoi 4-2 pas kohës shtesë në një finale emocionuese dhe plot polemika kundër Juventusit. Zikaltrit fituan Kupën e Italisë për herë të tetë në histori, sukses që mungonte prej 11 vitesh.

Vetëm Juventusi (14) dhe Roma (9) kanë fituar më shumë Kupa Italie se djemtë e Simone Inzaghit. Tani fokusi te dy ndeshjet e fundit në kampionat, me shpresën në një hap fals të Milanit kryesues.

Presidenti i Interit, Steven Zhang e cilësoi historik triumfin përballë bardhezinjve të Allegrit në prononcimin për Sportmediaset. “Jam i nderuar çdo ditë që punoj me këtë grup njerëzish, brenda dhe jashtë fushës.

Djemtë dhanë përgjigjen e duhur, jemi të gjithë të lumtur. Kjo Kupë do të mbetet në histori, por tani është momenti të mendojmë për titullin kampion. Unë kam shumë besim se do ia dalim”, deklaroi 30-vjeçari.

Dy javë kanë mbetur për t’u luajtur në kampionatin italian, aty ku kryeson Milani i Stefano Piolit me 80 pikë, dy më shumë se Interi.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...