Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Zhbllokohet Dzeko, Roma presion për zonën Champions

Roma fiton në “Olimpico” 1-0 ndaj Udineses dhe rrit shpresat për një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Një sfidë e vështirë për verdhekuqtë, por që për fatin e tyre të mirë arritën të merrnin 3 pikët.

Pjesa e parë e takimit ishte përgjithësisht e qetë me rastet më të pastra shënimi për vendasit, por edhe Udinese u shfaq rrezikshëm në portën e kundërshtarit. Pak a shumë e njëjta panoramë edhe në pjesën e dytë, ku këtë herë Roma u shfaq akoma edhe më shumë kërkuese, edhe pse në të 57-ën fati ishte me vendasit, teksa goditja e De Maios u ndal nga shtylla.

Sidoqoftë, në minutën e 67-të festa është e gjitha për tifozët verdhekuq, teksa Edin Dzeko mundi t’i jepte epërsinë skuadrës së tij. Për trajnerin Udineses, Igor Tudor, kjo ishte disfata e parë për të që pas rikthimit në stolin e friulanëve, ndërsa për Romën ky ishte suksesi i dytë radhazi.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...