Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zhbllokohet Uzuni, në ndeshjet e tretë gjen golin me Lokomotivën

Myrto Uzuni gjen golin e parë në Ligën e Parë të Kroacisë në ndeshjen e tretë në kampionat në radhët e Lokomotivës së Zagrebit. 23-vjeçari realizoi golin e dytë në fitoren 0-3 në fushën e Goricës. Ndërkohë, goli i parë u shënua nga ylli shqiptar që po shkëlqen këtë sezon te Lokomotiva, Lirim Kastrati. Talenti, që me shumë mundësi duket se do të zgjedhë të veshë fanellën e Kosovës, shënoi golin e gjashtë këtë edicion. Goli i tretë i sfidës u shënua në minutën e 81-të, nga Haliloviç. Ish-futbollisti i Laçit, i transferuar në elitën e futbollit kroat në ditët e fundit të merkatos jo vetëm që është përshtatur shumë shpejt me ekipin e ri, por në ndeshjet e fundit ka fituar statusin e titullarit. Në tri ndeshjet ku është aktivizuari futbollisti beratas, Lokomotiva ka arritur gjithmonë të fitojë, duke merituar vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm, me 2 pikë më pak se Dinamo e Zagrebit. Nëse do të vijojë me këtë ritëm, nuk do të jetë e largët dita që ky futbollist të marrë ftesë edhe nga përfaqësuesja kuqezi.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...