Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Zhdukja e kompleksit sportiv “Dajti”, tradhtia e radhës kundrejt sportit

Vendimi për zhdukjen e kompleksit sportiv “Dajti” mund të konsiderohet tradhtia e radhës përkundrejt sportit, praktikuesve te tij dhe çdonjërit që i ka mbetur memorie dhe nostalgji.

Ky rast i vendosur në një këndvështrim 360 të aktualitet tonë, mund të ngjasoji me një grimcë të papërfillshme, por për çdonjërin me një kulturë qytetare dhe përgjegjësie publike është e sigurt se do ta përjetojë me shumë dhimbje. Dhe për këtë gjithkush është i ftuar të vendoset në një trekëndësh dy brinjëshëm, që si kënd të parë ka inventarin e terreneve sportive deri në vitin 1990, për të vijuar dy pikë thelbësore të ditëve të fundit: mos vendosjen në dispozicion të qeverisë nga bashkitë të terreneve të lira në dispozicion si dhe përzgjedhjen e Tiranës si kryeqytet i rinisë për vitin 2022.

Inventari i terreneve sportive të 1990, tanimë mund të ketë mbetur në memorien e vetëm një pjese të banorëve të Tiranës, sepse ato u zhdukën vit pas viti, duke u shndërruar në pjesën më të madhe në shesh për ndërtime nga më të ndryshmet.

Në një realitet të ri politik, ekonomik dhe organizativ sigurisht që do të ishte e pamundur të ruhej e njëjta strukturë e qytetit, por që të mbërrihej në pikën që një popullsi e shtuar në pesëfishin e saj të mos i mbetej asnjë hapësirë sportive, kjo po që mund të konsiderohet një nga dështimet më të mëdha të administratorëve të Tiranës ndër vite.

Në sinkron me këtë realitet ishte edhe deklarata e ditëve të fundit e Kryeministrit Rama për nisjen e një projekti të ri për masivizimin e sportit. Por a mund të ketë shtim të numrit të praktikuesve të sporteve pa terrene të mjaftueshme në dispozicion. Me siguri për ta realizuar diçka të tillë do të duhet një vullnet shumë më i madh dhe shumë më tepër se 5 milion euro.

Ndërkohë për diferencën mes fjalëve dhe veprave, dikush duhet të vendosë në peshore vendimin për transformimin e kompleksit Dajti dhe përzgjedhjen e Tiranës si kryeqytet i Rinisë.

Por, a mund të kuptohet rinia pa sportin?! E Pamundur! Në këtë pikë nevojitet reflektim nga të gjithë, për të gjetur zgjidhjet më të mira për të sotmen dhe të ardhmen e Rinisë dhe Sportit tonë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...