Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Zhdukja” e sulmuesit të dytë në skemën klasike 4-4-2

I lindur, si pasojë e domosdoshmërisë në vitin 1966 me “Wingless Wonder” nga Anglia fituese e Kupës së Botës në shtëpi, për më shumë se 50 vjet vendosja 4-4-2 ka qenë një modul universal, që ka njohur zhvillimin e futbollit total nga Holanda, “katërshen” magjike të Brazilit dhe Francës dhe maksimumin e efikasitetit te Milani i Sacchit.

Mesfushë në linjë dhe anësorët lart, mesfushë në formën e rombit me një “regjisor” para mbrojtjes dhe me një fantazist pas sulmit dhe me dy futbollistë në qendër: janë të gjitha variacione të 4-4-2-shit, por me një emërues të përbashkët: prania e dy sulmuesve.

Nga vitet ’80 deri në fillim të viteve 2000, të gjitha klubet dhe kombëtaret luanin në këtë mënyrë. Tani nuk e përdor askush. E vërtetë?

Gjatë viteve të fundit futbolli ka ndryshuar shumë në një koncept thelbësor, që është dinamizmi. Një shtysë vendimtare e kanë dhënë klubet, ose më mirë trajnerët që janë bërë protagonistë të këtij revolucioni. Mbi të gjithë, Pep Guardiola.

Lëvizja e futbollistëve në fushën e lojës është rritur dhe pjesëmarrja në fazat e ndryshme të lojës nga të gjitha repartet, një koncept i panjohur në të ardhmen, është bërë pikënisje nga ku çdo trajner zhvillon strategjitë e tij taktike. Për këtë arsye moduli, që nuk është gjë tjetër veç fotografisë statike të pozicioneve të lojtarëve në fushën e lojës, është një tregues pak realist për sjelljen e ekipeve në fushën e lojës.

Faktikisht, gjatë çdo ndeshjeje, çdo skuadër, në varësi të zotërimit të topit, që është në tranzicion pozitiv apo negativ, në avantazh apo disavantazh, vendoset në mënyra nga më të ndryshmet, edhe me 4-4-2. Në të njëjtën mënyrë, mendojmë se sulmuesi i dytë, nuk është zhdukur.

Le të marrim një shembull. Vendosja 4-3-3 e Napolit të drejtuar nga Sarri, kthehej shpesh në 4-4-2, më saktësisht në 4-1-4-1, me Callejon dhe Insigne që zbrisnin në linjën e mesfushorëve, ndërsa Hamsik dhe Allan ngjiten pak më lart për të bërë persion në vartësi të vendosej së topit.

Mertens mbetej qendërsulmues, ndërsa kur ekipi kishte topin në zotërim, Callejon hapej në të djathtë, ndërsa Insigne futej drejt qendrës për të bërë trekëndësha me Mertens dhe për të krijuar hapësira në të majtë.

Nëse do të fotografojmë këto momente, do të dallojmë dy sulmues shumë pranë njëri-tjetrit: Mertes dhe Insigne, me dy anësorë të hapur në krah, Callejon nga e djathta, ose Hamsik dhe Ghoulam nga e majta. Sidomos në fazëne e topit në zotërim, Insigne ishte gjithmonë sulmuesi i dytë.

Në krahasim me 20 vite më parë, tanimë sulmuesit e dytë nuk janë më statikë në krah të qendërsulmuesit, por më të lëvizshëm. Pra, nuk është zhdukur, por ka evoluar.

Rezultati është se futbolli modern, i karakterizuar nga vazhdimësia e trekëndëshave, shkon përtej numrit të sulmuesve në fushë.

Në një sport që e ka bukurinë pikërisht te paparashikueshmëria, ta kthesh gjithçka në shifra 4-4-2, 4-3-3, 3-5-2 etj., nuk është e drejtë.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...