Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zhegrova: Familjarët nuk ndikuan, gjithmonë kam dashur Kosovën

Emri i tij ka bërë shumë bujë në ditët e fundit për faktin se talenti i Genk në Belgjikë Edon Zhegrova fillimisht vendosi të luante për Shqipërinë dhe më pas zgjodhi përfaqësuesen e Kosovës, aq sa trajneri i kombëtares kuqezi Christian Panucci u shfaq i revoltuar në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Novergjisë kur iu përmend nga gazetarët emri i Zhegrovës, me italianin që theksoi se për talentin kosovar vendosën familjarët dhe jo ai vetë. Por Edon Zhegrova ka shuar çdo keqëkuptim përsa i përket zgjedhjes së tij. I grumbulluar nga Dardanët për dy miqësoret ndaj Madagaskarit dhe Burkina Fasos në të cilat pritet të bëjë edhe debutimin e tij me Kosovën, Zhegrova për mediat kosovare theksoi se gjithmonë ka dashur të luajë për Kosovën dhe e ka thënë menjëherë se pjesë e cilës përfaqësueseje dëshiron të jetë. Futbollisti i talentuar që në fund të marsit do të mbushë 19-vjeç, nënvizoi se asnjëherë nuk ka qenë në mëdyshje për zgjedhjen e tij, ndërsa foli edhe për dy sfidat e rradhës me Kosovën.” Nuk i njoh mirë dy përfaqësueset që kemi përballë dhe nuk e di sesi luajnë, por ne do të jemi të vëmendshëm gjatë kohës dhe unë jam optimist se do të luajmë mirë dhe do të marrim rezultate pozitive”, deklaroi talenti i Genk.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...