Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zhegrova spektakolar, “hakmerret” për Prishtinën(Video)

2 gola dhe 1 asist, Edon Zhegrova, talenti i madh i përfaqësueses së Kosovës, të cilin e dëshironte me çdo kusht edhe Panucci te Shqipëria, ishte padiskutim heroi i Genk në fitoren e thellë edhe në ndeshjen e kthimit ndaj luksemburgasve të  Fola Esch në turin e dytë kualifikues të Europa League. Zhegrova u hakmorr në një farë mënyre për eliminimin që Fola i bëri Prishtinës në turin e parë pas goditjes së penalltive. 19-vjeçari finalizoi një aksion model të Genk në minutën e 13-të duke hapur serinë e golave ndërsa u bë protagonist edhe në 2 raste në pjesën e dytë. Fillimisht në minutën e 59-të Zhegrova shërbeu për Gano i cili i çoi shifrat në 0-3, ndërsa 4 minutë më vonë një harkim i ulët i tij nga një goditje standarte përfundoi direkt në rrjetë duke vulosur shifrat përfundimtare të këtij takimi në 1-4. Genk avancoi në turin e tretë të Europa League me rezultat të përgjithshëm 9-1 në favor ndërkohë që Edon Zhegrova në këto dy sfida tregoi se zotëron një talent të jashtëzakonshëm dhe shumë shpejtë nëse vazhdon me këto ritme mund ta shikojë veten në një nga ligat më të rëndësishme europiane.

https://www.youtube.com/watch?v=bWKGlN48Aig

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...