Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Zhgënjen Brazili, VAR-i i anulon 2 penallti, fiton Peruja

Brazili zhgënjeu përballë Venezuelës në përballjen e parë të raundit të dytë të ndeshjeve në Copa America që po zhvillohet pikërisht në vendin “karioka”.

Në “Arena Fonte Nova” të Salvadorit, në prani të 42 587 shikuesve, “Seleçao”, përtej dominimit në lojë, nuk arriti t’u shënonte kundërshtarëve, duke marrë vetëm një pikë në këtë sfidë. 0-0 përfundoi ku takim, ku protagonist u bë sërish sistemi VAR.

Arbitri Julio Bascunan u konsultua në tri raste në pjesën e dytë me dhomën e VAR-it, duke mos akorduar një 11-metërsh për Brazilin sapo nisi pjesa e dytë, por ç’është më e rëndësishmja i anuloi “Seleçaos” dy gola, të shënuar nga Gabriel Jesus (60’) dhe Philippe Coutinho (87’) për pozicion jashtë loje.

Brazili, me këtë rezultat mbetet në krye të Grupit A me 4 pikë, aq sa ka edhe Peruja, që mposhti 1-3 Bolivinë në “Maracana”. Martins realizoi me 11-metërsh për Bolivinë në minutën e 28-te, por Guerrero barazoi në fundin e pjesës së parë. Në Fraksionin e dytë finalizimet e Farfan dhe Flores i dhanë një fitore shumë të rëndësishme Perusë, që në takimin e fundit do të përballet me Brazilin.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...