Liverpool ka ngecur në transfertën ndaj Nottingham Forest në “City Ground”.
Përtej dominimit të ndeshjes, skuadra e Jurgen Klopp e mbylli me humbjen 1-0 takimin e raundit të 13-të Premier League.
Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa goli i vetëm i këtij takimi u realizua në minutën e 55’ nga Awoniyi, i cili i dhuroi 3 pikët ekipit të tij.
Pas kësaj sfide Liverpool renditet në vend të 7-të me 16 pikë, teksa Nottingham Forest ngjitet në vend të 19-të me 9 pikë.
