Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zhgënjen Luftëtari, Raçiç heroi i Kamzës në Gjirokastër

Fitore “in-extremis” e Kamzës në transfertë me Luftëtarin, në një sfidë ku nuk mungoi tensioni dhe kartonët e kuq, por në fund fitorja i buzëqeshi skuadrës së Ramadan Ndreut. 1-2 përfundoi ku takim i luajtur në Gjirokastër, ku “bluzinjtë” nuk ditën ta shfrytëzonin epërsinë numerike, pas ndëshkimit të mbrojtësit mik Fustar me karton të kuq, që në minutën e 32-të.

Në fakt, takimi u zhbllokua nga sulmuesi serb Stevan Raçiç që në minutën e 16-të, por “bluzinjtë” arritën të barazonin në minutën e 63-të me Bregun. Në minutat shtesë portieri i Luftëtarit Miraka, goditi me grusht Stevan Raçiçin, duke dalë nga loja me karton të kuq, ndërsa Kamza fitoi të drejtën për të goditur penalltinë, që u shndërrua në gol nga vetë sulmuesi serb. Dy gola me shumë peshë për serbin Raçiç, që e ngjit Kamzën në kuotën e 6 pikëve.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...