Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zhgënjeu ndaj West Hamit, drejtuesit e Man. United duan t’i ulin pagën

Man. United pësoi humbjen e dytë radhazi në Premier Leauge. “Djajtë e kuq” u mundën në transfertë nga West Hami me rezultatin minimal 1-0. Benrahma ishte heroi për “çekanët”, teksa shënoi një gol me tepër fat, kjo edhe prej gafës së portierit De Gea.

Spanjolli, titullar i padiskutueshëm i Man. United. është në vitin e fundit të kontratës dhe, me sa duket, kjo ka ndikuar jo pak në performancën e tij.

Megjithatë, pavarësisht se gafat e portierit janë të përsëritura, trajneri Erik ten Hag beson te 32-vjeçari dhe pas ndeshjes dërgoi një sinjal për drejtuesit e klubit, për të gjetur gjuhën e përbashkët me De Gean.

“Ne duam që David de Gea të qëndrojë te Manchester United. Synimi kryesor është rinovimi i kontratës me të edhe për sezonin e ardhshëm. Ai është portieri që ka mbajtur portën e pa prekur më shumë në Premeir League. Ne nuk do të ishin në këtë pozicion në renditje pa ndihmën e tij”.

Lexo edhe:

David de Gea është një prej lojtarve më të paguar në Premier League, pasi portieri merr 375 mijë stërlina në javë.

Bisedimet për rinovimin e kontratës kanë nisur prej kohësh, por gjuha e përbashkët nuk është gjetur ende për shkak se drejtuesit e Man. United kërkojnë t’i ulin pagën. Në rast të kundërt, portieri do të largohet me parametër zero nga “Old Trafford”.

 

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...