Lewis Hamilton duket i dashuruar me Mercedes dhe është i bindur se ai dhe skuderia gjermane kanë një harmoni e cila është e destinuar të vazhdojë. Piloti britanik ka dhe një vit kontratë, teksa marrëveshja aktuale përfundon në dhjetor të vitit 2023, por ai duket i bindur për të vijuar edhe pas 2023-it me Mercedes.
Sezoni i fundit ishte zhgënjyes, por Hamilton është besimplotë se e ardhmja do të jetë e suksesshme e duke nisur që nga edicioni i ri ai dhe skuderia do të kthehen përsëri në majat e Formula 1.
“Besoj se do të rinovoj kontratën me Mercedes. Deri më tani nuk kemi biseduar për të ardhmen, por nuk besoj se do të duhet shumë për të hedhur firmat. Me shumë gjasa, do të qëndroj këtu. Unë kam besim te Mercedes dhe ëndrra e çdo piloti është që të tërhiqet nga sporti si kampion bote. Unë besoj se kjo gjë se do tw ndodhw dhe besoj se Mercedes do të ringrihet. Kemi punuar shumë”.
Në edicionin e fundit, piloti britanik e humbi shkëlqimin dhe dominimin e tij, teksa nuk arriti më lart se pozicioni i gjashtë. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 nuk arriti të fitonte asnjë garë sezonale, ndërsa u ngjit nëntë herë në podium.
