Connect with us

Hi, what are you looking for?

Copa America 2024

Zhgënjimi i Brazilit, Vinicius: Faji im, nuk i shmanga dot kartonët…

Zhgënjim i madh në Brazil. Sepse kur Seleçao vuan, në tokën e futbollit shuhen pasioni, buzëqeshja dhe ëndrrat. Kombëtarja latine vazhdon të trishtojë tifozët e zjarrtë në mënyrë sistematike gjatë viteve të fundit.

Në Kupën e Amerikës 2024, rrugëtimi u mbyll në çerekfinale kundër Uruguait. Me dy herë kampionët e botës që u kualifikuan falë penalltive. Vinicius Jr, i cili mungoi në atë përballje si pasojë e plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë, u ka kërkuar falje tifozëve.

Kupa e Amerikës mbaroi dhe është koha për të reflektuar, për të ditur si të përballesh me humbjen. Ndjenja e zhgënjimit vetëm shtohet, pasi dështuam përsëri nga pika e bardhë e penalltive.

Lexo edhe:

Nuk arrita të shmangia dy kartonë të verdhë plotësisht të evitueshëm. E pashë sërish eliminimin e Brazilit nga jashtë fushës, por këtë herë e kam unë fajin… Më vjen keq, ndjesë të gjithëve.

Unë jam një person që i dëgjoj kritikat, edhe ato më të ashprat. Më besoni: më vjen shumë turp nga vetja. Fatmirësisht, rrugëtimi im me Kombëtaren sapo ka nisur.

Së bashku me shokët e skuadrës do të kemi mundësinë të rikthejmë Brazilin aty ku e meriton. DO TË RIKTHEHEMI NË MAJË!”, shkruan në rrjetet sociale sulmuesi i Realit të Madridit.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Futboll

Sajti i specializuar “Transfermarkt” ka publikuar një renditje të klubeve europiane, mbi bazën e numrit të tifozëve që ka gjithsecila, teksa shifrat i janë...