Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Zhgënjimi i fundsezonit, PSG po mendon “të heqë qafe” trajnerin Tuchel

Paris Saint Germain rinovoi kontratën me teknikun gjerman, Thomas Tuchel, deri në vitin 2021, por që nga nënshkrimi i palëve në muajin mars të këtij viti situata ka precipituar, aq s aka nisur të flitet për prishje të klimës pozitive që ekzistonte në këtë bashkëjetese.

Klubi francez i Al-Khelaifit ishte entuziast për vazhdimësinë më trajnerin 45-vjeçar, duke e vërtetuar një fakt të tillë me rinovimin e kontratës, që sigurisht pati edhe një përmirësim në termat financiarë për të, përkatësisht nga 5 në 7.5 milionë euro në vit, por entuziazmi duket se u shua shpejt, kur pak kohë pasi u arrit kjo marrëveshje PSG u eliminua nga Champions. PSG vërtet ka siguruar trofeun e radhës në Ligën e Parë, por nuk ia doli të ngrinte trofeun e Kupës së Francës, ku u mund në finale nga Rennes me penallti.

Duke mos arritur dot të përmbushte pritshmëritë e larta në kompeticionin europian, mediet franceze flasin tani për krisje të raporteve mes teknikut dhe klubit parizien. Situata paraqitet edhe më e komplikuar jo vetëm për mosarritjen e objektivave madhorë, por edhe për faktin se një divorc me trajnerin me prishje të njëanshme të kontratës do të sillte kosto të lartë financiare.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...