Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zhgënjimi i Shehit: Ky është fati, dhimbja është e madhe

Tepër i zhgënjyer për humbjen ndaj Laçit, që praktikisht nxjerr Tiranën është garës për një vend në Eurpë, trajneri Orges Shehi tha në “Gol pas Goli” se ky është fati dhe duhet pranuar.

“Të vjen keq, në këtë fazë ku jemi nuk ke kohë rikuperimi, dhimbja është dyfish e madhe. Ky është verdikti që të jep fati, është e shkruar çfarë do të ndodhë dhe kjo ndodhi sot. Të them që s’kam alternativa? Sulmuesit nuk bëjnë gol? Nuk e them këtë. Kur ndeshjet fitohen, vlerësohen lojtarët, kur humbasin përgjegjësitë i kam unë.”

Programimi i së ardhmes: “Kur pëson humbje të tilla, dhimbja është e madhe. Kemi folur me presidentin, për lojtarët që na duhen, por fokusimi më i madh ka qenë te ndeshjet, ishim pranë objektivave. Tani të shikojmë. Në dy ndeshjet e radhës do të luajmë për fitore, sepse kjo është fanella e Tiranës.”

Zëvendësimi i Çelhakës: “Çelhaka shtrëngoi dhëmbët në pjesën e parë, kishte dëmtim ligamenti. Sapo filloi pjesa e dytë, na dha sinjalin që nuk mundej më. Ishte zëvendësim i detyruar.”

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...