Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zhgënjimi i Thiago Silvës: Jemi mbi 30 lojtarë në ekip, jo të gjithë mund të përshtateshin

Pas ndeshjes kundër Realit të Madridit dhe eliminimit nga Championsi, Thiago Silva është shprehur i pakënaqur me drejtuesit e Chelsea-t, në një deklaratë për mediat.

“Duhet të ndalemi pak dhe të krijojmë një strategji për të mos përsëritur të njëjtat gabime vitin e ardhshëm”, theksoi lojtari brazilian.

Mbrojtësi nuk u kursye në kritika, por përmendi se është e rëndësishme që secili të marrë përgjegjësitë e tij.

“Nuk mjafton të shikosh trajnerin dhe të thuash që fajin e ka ky apo ai. Unë mendoj se është një kohë e vështirë në klub, disa pasiguri në fillim, ndryshimi i pronësisë dhe shumë lojtarë që vijnë. Jemi bërë 30 e ca lojtarë. por jo të gjithë mund të përshtateshin”, shtoi Silva.

Lexo edhe:

Për më tepër, 38-vjeçari mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit në Champions League, pas humbjes 2-0 ndaj Realit të Madridit. Me pak shanse për t’u kualifikuar në Champions League (Chelsea aktualisht zë vendin e 11-të në Premier Legue), lojtari vështirë se do të luajë më në Champions.

Mbrojtësi ishte një nga lojtarët e fundit të “Bluve” që u largua nga fusha, duke marrë kohën e tij për të përshëndetur tifozët dhe për të ecur nëpër fushë. Lojtari ka rinovuar kontratën dhe do të qëndrojë në Chelsea sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...