Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e SHRF Lezhë, çfarë vendimesh u morën

U zhvilluan ditën e sotme punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë, ku janë zgjedhur delegatët që do të përfaqësojnë SHRF Lezhë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së më 2 mars si dhe propozuan trajnerin e mirënjohur Sulejman Starova si kandidat për President të FSHF.

Në këto punime morën pjesë 12 shoqatat anëtare të përfaqësuar me 18 delegatë. Dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Fatbardh Jera dhe Vasil Bici përshëndetën punimet e Asamblesë si dhe përgëzuan anëtarët e SHRF Lezhë për punën e bërë gjatë kësaj kohe në këtë zonë. Kryetari i kësaj shoqate, Ridvan Kulli, falënderoi anëtarësinë për punën e kryer deri më tani dhe garantoi mbështetje maksimale tashmë që SHRF Lezhë ka buxhetin e saj dhe autonomi menaxheriale.

Anëtarësia vendosi të propozojë emrin e Sulejman Starovës si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin e Vasil Bicit si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Lezhë zgjodhën gjithashtu me unanimitet të plotë Kristjan Xhidodajn, Dario Palin dhe Leonard Preloshin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së.

Pas Asamblesë, për mediet foli një prej delegatëve të zgjedhur nga SHRF Lezhë, Kristjan Xhidodaj, që vlerësoi punimet dhe e vendimet e marra në mbledhjen e sotme. “Sot ishte një ditë e veçantë për sa i përket Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë. Miratuam tre delegatët për në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit. Miratuam buxhetin e vitit 2022.

Gjithashtu, propozuam dhe miratuam kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit z. Sulejman Starova. Unë shpresoj shumë që në vijim zona e Lezhës, duke parë dhe pjesën gjeografike, pasi është zona më e madhe në gjithë Shqipërinë nga pikëpamja territoriale, shpresojmë që autonomia nga nga financiare ne do na ndihmojë shumë. Shpresojmë që do të masivizojmë në maksimum fëmijët në futboll”.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...