Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zi në familjen Ferguson, Sir Alex humbet njeriun e zemrës

Dhimbje dhe zi në familje e Sir Alex Ferguson. Ish-trajneri legjendar i Manchester United, ka humbur bashkëshorten e tij. Cathy Ferguson ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Me pikëllim të thellë konfirmojmë ndarjen nga jeta të zonjës Cathy Ferguson, e cila la pas bashkëshortin e saj, tre djem, dy motra, 12 nipër e mbesa dhe një stërnip.

Familja kërkon privatësi në këto momente“, lexohet në komunikatën zyrtare të familjes Ferguson. Ndërkohë që dhimbjes së ish-trajnerit u bashkua edhe Manchester United.

Lexo edhe:

Të gjithë te Manchester United u dërgojnë ngushëllimet tona të përzemërta Sir Alex Ferguson dhe familjes së tij për ndarjen nga jeta të Lady Cathy.

Zonja Cathy ishte një grua, nënë, motër, gjyshe dhe stërgjyshe e dashur. Dhe një kullë force për Sir Alex gjatë gjithë karrierës së tij”.

Cathy dhe Sir Alex ishin të martuar prej vitit 1966. Pas tërheqjes përfundimtare në vitin 2013, duke i dhënë fund aventurës 26-vjeçare në pankinën e United, Sir Alex deklaroi:

Gruaja ime ka qenë figura kryesore gjatë gjithë karrierës sime, duke ofruar një bazë stabiliteti dhe inkurajimi. Fjalët nuk janë të mjaftueshme për të shprehur rëndësinë e asaj për mua”.

Sir Alex vendosi të tërhiqej nga United në vitin 2002, por ndryshoi mendje pas insistimit të Cathyt, e cila nguli këmbë që ai të vijonte punën si trajneri i skuadrës historike angleze.

11 vite më vonë, ajo kërkoi që Sir Alex ta mbyllte përfundimisht me trajningun pas vdekjes së motrës së saj, Bridget. Dhe Sir Alex e dëgjoi si gjithmonë, duke zgjedhur të ishte afër njeriut të zemrës në atë moment të vështirë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...