Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zidane flet pa dorashka: Hazard dhe Neymar sëbashku? Te Reali realizohen ëndrrat!

Ndeshjen e rradhës në kampionat Reali i Madridit e ka ndaj Rayo Vallecanos së vendit të fundit, një tjetër derbi ky  pas atij ndaj Getafes, por në konferencën për shtyp në prag të kësaj trajneri francez i Los Blancos Zinedine Zidane më shumë sesa për rëndësinë që paraqet ndeshja e rradhës foli për merkato dhe për individë të veçantë si Bale e Benzema me këtë të fundit që ka pësuar një dëmtim dhe do të mungojë në takimin ndaj Rayos.

Neymar dhe Hazard? “Në Madrid shumë endrra bëhen realitet. Shumë lojtarë duan të luajnë këtu. Është normale dhe do të shohim çfarë do të ndodhe”.

Bale? “Ai është i lumtur dhe ka pasur jo pak minuta me mua. Deri në fund të sezonit do të ketë minuta të tjera. Unë nuk jam personi i duhur për të thënë se çfarë duhet të bëjë ai”.

Mungesa e Benzemasë? “Të gjithë janë gati, ndërsa Benzema nuk do të jetë dhe ne do të vendosim një lojtar që do t’i shënojë kundërshtarit. Nuk e them se  cili dhe si do luajmë nesër”.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...