Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zidane i rinovoi kontratën, gjermani po ia shpërblen

Toni Kross është rikthyer në ditët e tij më të mira. Mesfushori i Realit të Madridit është një ndër lojtarët më të rëndësishëm për trajnerin Zinedine Zidane, madje është i paprekshëm edhe atëherë kur ai ndoshta nuk shkëlqen në fushën e blertë. Se sa i rëndësishëm është Kross për trajnerin francez, kjo u kuptua në momentin kur Zidane u rikthye në Madrid, duke i rinovuar kontratën gjermanit, që në bazë të marrëveshjes së re skadon në vitin 2023.
Kundër Valladolidit, Kross ishte një ndër më të mirët me 97.8% të pasimeve të sakta, pas tij vinte Luka Modric. Katër gola dhe gjashtë asiste në takime të ndryshme gjatë sezonit aktual, më konkretisht 6 pikë falë gjermanit janë siguruar në kampionat dhe 4 në Champions.

Rikthimi i Krossit në versionin e tij më të mirë është në sintoni edhe me pjesën tjetër të skuadrës, pasi shumë prej lojtarëve “Los Blancos” po kalojnë një moment pozitiv. Sidoqoftë, Toni Kross luan një rol të veçantë në skemat e Zidane dhe jo më kot trajneri insistoi që gjermanit t’i rinovohej kontrata. Besimin e trajnerit Kros po shpërblen maksimalisht me lojën e tij.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...