Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Zidane i vendos 3 kushte Chelsea-t, ja cilat janë!

Vijon të projektohet gjithnjë  e më fuqishëm emri i Zinedine Zidane në stolin  e Bluve të Londrës. Me francezin Zidane në timon klubi anglez i Chelsea-it sigurisht që do të duhet të  përshtasë edhe organikën sepse ish trajneri i Realit do të zgjidhte Premier Leaguen, një joshje e vjetër për të, sipas kushteve të tij. Ish tekniku Realit që dha dorëheqjen në një prej momenteve kulminante për klubin mbretëror projektohet si një njeri ambicioz dhe shumë i kujdesshëm, e në këtë kontekst Roman Abramovich duhet të plotësojë kërkesat e tij nëse dëshiron ta shohë të angazhuar në stolin e klubit londinez. Siç publikon The Sun qëndrimi i fantazistit belg Eden Hazard do të bëhëj një kusht i detyrueshëm, për të ndërtuar rreth tij organikën optimale, për të cilën do të nevojitej një buxhet prej 230 milionë eurosh për sesionin e ri të merkatos çka përbën dhe kushtin e dytë të Zidane dhe kushti i tretë është që të ketë dorë të lirë në merkato përkrah administratores se deleguar Marina Granovskaia.  Referuar mediave angleze javën e shkuar francezi ishte shumë pranë nënshkrimit me Blutë e Londrës por aktualisht Chelsea vendosi të vijojë me Sarrin deri në fund të sezonit. Tekniku italian synon ende të sigurojë një renditje të vlefshme në klasikfikim që do t’i jepte Chelseat kualfikimin në Champions ndërkohë që ka ende mundësinë për të bërë mirë në disa impenjime te tjera.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...