Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Zidane II” fillon me fitore, francezi rikthen titullarët dhe feston me 3 pikë

“Zidane II” ka filluar me një sukses, pasi Reali i Madridit ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0, në sfidën e zhvilluar ndaj Celta Vigos në “Santiago Bernabeu”.

Tekniku francez, i cili pati fituar 3 herë radhazi Ligën e Kampionëve, debutoi me këtë rikthim të tij, duke rikthyer në formacion edhe disa prej të besuarve të tij, që ishin lënë në stol nga Solari.

Isco, Keilor Navas, Marselo dhe Bale ishin emrat që Zidane i hodhi në fushë që nga minuta e parë dhe pikërisht fantazisti spanjoll dhe sulmuesi uellsian, shënuan golat e fitores për madrilenët.

Një formë mjaft të mirë tregoi edhe mbrojtësi brazilian Marselo, ndërsa Keilor Navas bëri disa ndërhyrje të mira, duke u mohuar golin miqve të Celta Vigos.

Ky 3-pikësh i shërben skuadrës madrilene që të konsolidojë pozitat për një vend në zonën Champions dhe trajnerit Zidane që të fillojë të krijojë në mendjen e tij organikën për vitin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...