Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zidane: Iscon e shoh përjetë te Reali, Cristiano shumë i motivuar

Në prag të ndeshjes me Real Sociedadin, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, trajneri i Realit të Madridit u pyet veçanërisht për të ardhmen e Iscos, për të cilin gjatë ditëve të fundit është shkruar se do të largohet nga “Los Blancos”, pasi nuk është I kënaqur me hapësirat në formacion. Për këtë temë francezi u shpreh shkurt dhe qartë:
“Dua që Isco të qëndrojë këtu gjatë gjithë jetës së tij. Ai e ka treguar dashurinë për këtë klub, do ta bëjë gjithmonë. Zërat e tjerë i konsideroj të rreme”.
Nga e ardhmja e Iscos, te rendimenti i Ronaldos, që i mungojnë shumë gola në kampionat.
“Besoj se Cristiano tani është më i motivuar se kurrë për të treguar atë që është i aftë të bëjë. Ai e ka dëshmuar potencialin e tij në momentet e rëndësishme”.
Pas ndeshjes së shtëpisë me Sociedadin, Realin e pret një sfidë shumë e vështirë me PSG në Champions. Zidane i shmangu komentet për parizienët, duke këmbëngulur se skuadra e tij është e fokusuar vetëm te ndeshja e radhës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...