Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zidane kthehet te Reali… pasi të përfundojë sezoni

Zinedine Zidane mund të kthehet në krye të Realit të Madridit! Deri pak ditë më parë ishte thjesht një hipotezë, por një ditë pas eliminimit të turpshëm të “Los Blancos” nga Ajaxi në Champions, mësohet se Floretino Perez ka telefonuar francezin, duke i kërkuar që të rimarrë në dorë situatën. Madje, menjëherë. Madje mediet spanjolle, duke iu referuar burimeve pranë klubit mbretërorë, informojnë se Zidane mund të ulej në stol edhe në ndeshjen e të dielës, me Valladolidin në “Bernabeu”, nëse do ta pranonte sugjerimin e presidentit.

Thuhet se francezi e ka hedhur poshtë mundësinë që të nisë punën menjëherë, por ka premtuar se kjo mund ndodhë pasi të përfundojë sezoni. Mirëpo në verë situata mund të ndryshojë, pasi emra të tjerë të rëndësishëm pritet të hyjnë në lojë, si Allegri, Mourinho, Pochettino, Klopp apo Low.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...