Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zidane kundër afrimit të Neymar: Prish balancat e grupit

Zinedine Zidane del me një deklaratë kundërshtuese kundrejt të gjitha spekulimeve të fundit që lidhin të ardhmen e brazilianit Neymar me klubin e Realit të Madridit. Francezi deklaron se është kundër një afrimi të tillë, pasi dëshiron që për sa kohë drejtimi i ‘Los Blancos’ të jetë nën komandën e tij, të ruajë balancat brenda grupit.

Falë klauzolës së largimit prej 198 milionë eurosh që parashikon kontrata e sulmuesit 25-vjeçar me PSG-në, mediet kanë dalë në konkluzionin se qershori do ta shohë brazilianin me fanellën e klubit mbretëror, por mesa duket francezi dëshiron ta ruajë klimën e mirë brenda dhomave te zhveshjes dhe të mos rrezikojë të prishë hierarkinë brenda grupit të tij.

Tekniku beson se transferimi i Neymarit do të kishte një impakt shumë negative, kryesisht tek yjet e organikës së tij si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema. Edhe pse Ronaldo ka një raport shumë të mirë me brazilianin, sërish indiciet nuk premtojnë se prezenca e 2 futbollistëve të këtij kalibri brenda një organike, nuk do të ketë ndikim negativ.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...