Zinedine Zidane i doli hapur në mbrojtje sulmuesit francez, Karim Benzema, i kritikuar për mungesën e finalizimene në këtë fillim sezoni. Në fakt, ishte më shumë një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj Gary Lineker, sipas të cilit 29-vjecari është i mbivlerësuar.
“Këto lloj kritikash nga njerëz që e njohin futbollin janë të turpshme. Për mua është sulmuesi më i mirë në botë. Karim ndoshta nuk shënon 60 gola, por realizon 30 dhe asiston në 30 të tjerë.”
I pyetur për mundësitë që ka për të fituar cmimin e trajnerit më të mirë nga FIFA, Zidane komentoi:
“Nuk e ndiej veten si trajnerin më të mirë në botë. Megjithatë, jam me fat që ndodhem te klubi dhe lojtarët më të mirë në botë. E them këtë me sinqeritet të plotë. Kam bërë gjithcka për të qenë një trajner i kompletuar. Nëse do të ma japin këtë cmim, do ta pranoj me shumë kënaqësi.”