Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zidane mendon për Juventusin, lë pushim Ronaldon

Reali i Madridit i frikësohet përplasjes me Juventusit në Champions, ose më saktë i përqendron të gjitha forcat për bardhezinjtë, pasi e ka të qartë se në La Liga titulli kampion është i Barcelonës. Trajneri Zinedine Zidane ka vendosur të aplikojë rotacionin në sfidën e së shtunës në transfertë me Las Palmasin, duke lënë jashtë skuadrës shumë futbollistë titullarë, ndër të cilët edhe Cristiano Ronaldon.

Trajneri francez dëshiron që portugezi të jetë 100% në formë kundër bardhezinjve, ndaj për të shmangur çdo rrezik dëmtimi, do ta kursejë në kampionat. Por CR7, sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, nuk do të jetë i vetmi që do të qëndrojë pushim këtë fundjave. Mësohet gjithashtu se Sergio Ramos, Marcelo, madje edhe Keylor Navas, nuk do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Las Palmasin. Kujtojmë se të “yjet” e Realit janë impenjuar maksimalisht në miqësoret e marsit me përfaqësueset respektive.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...