Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zidane: Nuk mund të refuzoja Perezin, ja objektivat te Reali

Me një xhaketë gri dhe këmishë të bardhë poshtë saj, Zinedine Zidane është shfaqur në sallën e konferencave për shtyp të Realit të Madridit, në krah të presidentit të skuadrës, Florentino Perez.

Trajneri francez pranoi sot të rikthehej në stolin e skuadrës me të cilën ngriti tre herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve, para se të largohej në fillim të verës së kaluar, me vullnetin e tij të pavarur.

Në fjalët e para pas rikthimit, Zidane pranoi se është shumë i lumtur që është rikthyer sërish në Madrid, ndërsa theksoi se nuk mund të refuzonte kërkesën e presidentin Perez. Më pas Zidane foli edhe për objektivin e skuadrës deri në fund të sezonit, duke qenë se ekipi ka dalë nga gara për trofe.

“Jam këtu, sepse e dua këtë klub, ashtu si shumë të tjerë. Sapo më ka telefonuar presidenti Perez, i vetmi mendim ka qenë të rikthehem, pasi nuk mund t’i thoja jo atij. Ndjesitë janë pozitive dhe tani duhet të filloj të punoj. Fillimisht synojmë të mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin aktual dhe më pas do të përgatitim skuadrën për vitin e ardhshëm”, tha Zidane.

Nuk munguan as fjalët e Perezit, që shprehu mirënjohjen ndaj Zidane, duke e falënderuar që pranoi rikthimin te Reali i Madridit, për më tepër në një moment kaq të vështirë.

Ndërkohë mediat spanjolle kanë raportuar edhe detaje nga kontrata e re e Zidane me Realin, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2022, ndërsa francezi ka marrë premtimin për një merkato ëndrrash në verë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...