Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Zidane optimist:-10 nga Barcelona? Do të ringrihemi

Zinedine Zidane, trajneri francez i Realit të Madridit nuk e priste që skuadra e tij të ishte -10 pikë nga Barcelona në 12 javët e para të kampionatit, megjithatë Zizu shpreson të rikuperojë ndonjë pikë gjatë kësaj fundjave pasi do të përballen me njëra-tjetrën dy skuadrat kryesuese, Valencia me Barcelonën.

“ Nuk e prisja të kishim 10 pikë disavantazh nga Barcelona në vetëm 12 javë kampionat. Në këtë raund njëra prej dy skuadrave do të humbasë pikë por mua më intereson më shumë që ne të fitojmë ndeshjen tonë”.

Kundërshtari i radhës për Los Blancos në La Liga është Malaga dhe në këtë ndeshje objektivi i vetëm i Realit është fitorja. Zidane nuk kërkon alibi dhe i mban të gjitha përgjegjësitë mbi vete për këtë fillim jo të mirë të sezonit.

“Të dëmtuarit? 10 pikët disavantazh ndaj Barcelonës nuk shpjegohen me dëmtimet. Përgjegjës për skuadrën jam unë dhe duhet ta ngushtojmë sa më shpejtë këtë disavantazh. Jam i bindur se do tia dalim”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...